Reagon Astrit Gashi: As Dardan Nuhiu, e askush tjetër s’mund të na ndalin

E publikuar: 08/04/2015 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtuesi i Bordit të Gazetës Blic, Astrit Gashi ka reaguar pas kërcënimeve që i ka marrë nga shefi i Njësitit të Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu. Gashi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se as ai e as Gazeta Blic nuk do të ndalen pavarësisht kërcëimeve.
Lexojeni të plotë shënimin e tij në Facebook:
Denoncim publik ndaj kercenimit te shefit te Njesise se Inteligjences Financiare Dardan Nuhiu
Te dashur miq, ju njoftoj edhe publikisht se para disa minutash mora nje thirrje telefonike me mesazh e ton kercenues nga Dardan Nuhiu, Shef i Njesise se Inteligjences Financiare te Kosoves.
Nuhiu me nje ton kercenues mu drejtua me keto fjale:
– Astrit Gashi a e din se cfare ke publikuar dhe cilat jane pasojat? Do t’i shohesh!
Pra nuk kishte as mirembrema dhe as ndonje pershendetje kurtoazie si do duhej ta bente nje zyrtar i shtetit. Por z. Nuhiu me drejtoi nje mesazh paralajmerues e madje edhe kercenues .
Une i thash, dhe per kete kam deshmitare, ” Vetem vazhdo”. Ketu nderpreme telefonaten.
Kjo thirrje te dashtur miq eshte kercenim ndaj lirise se mediave dhe te shtypit nga nje institucion qe i pergjigjet drejtpersedrejti Qeverise se Kosoves.
Arsyeja e ketij kercenimi ishte publikimi ne Gazeta Blic te nje dokumenti per transaksionet financiare te kandidatit per kryeprokuror te shtetit z. Aleksander Lumezi.
E porosis Nuhiun dhe shefat e tij ne qeveri, qe presionet dhe kercenimet nuk mund te me ndalin as mua personalisht dhe as gazetaret e Gazeta Blic.
Ju rikujtoj une jam vetem drejtues i Bordit, por mbeshtes ne ploteni punen e gazetareve te redaksise.
Ftoj qytetaret e lire, mediat, shoqatat e gazetareve te rreshtohen krah te fjales se lire. Gjithashtu ftoj Qeverine e Kosoves te distancohet nga sjelljet e zyrtarit te saj dhe te merr masa ligjore ndaj te njejtit, ne mbrojtje te fjales se lire, te drejtes se publikut per te ditur te verteten dhe demokracise.