Reagojnë grevistët: Do të dalim me familje para Qeverisë

E publikuar: 12/03/2015 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njazi Asllani, kryetar i këshillit grevist të Fabrikës se Gypave ka thënë për Indeksonline se nuk do të dorëzohen për kërkesat e tyre, përkundër që kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se nuk ka pare për kompensimin e tyre.
Ai ka thënë se do t’i marrin edhe familjet e tyre dhe do të dalin para Qeverisë.

“Nuk do të largohemi prej kësaj greve bashkë me vete do marrim edhe familjet tona dhe do te dalim para kryeministrit”, ka thënë Asllani.

Ai ka thënë se kryeministri Mustafa është duke rënë në kontradit për shkak se ish kryeministri Hashim Thaçi iu ka premtuar se me kompletimin e bordit të AKP-së do të bëhet edhe kompensimi.

“Deri tani kanë deklaruar që bordi mungon e buxhet kemi , tash Isa Mustafa po bie ne kontradiktë me kryeministrin e dikurshëm qe bordin e kemi por buxheti mungon. E këto deklarata kontradiktore te na nuk do te shiten”, ka thënë ai. /Indeksonline/