Rasti i humbur nga Salah është i pabesueshëm!

E publikuar: 28/04/2018 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mohamed Salah ka humbur një rast të pabesueshëm.

Egjiptiani nuk ka arritur të shënojë gol kundër Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit.

Sulmuesi ishte i vetëm dhe i pa penguar përballë portierit Jack Butalnd, por topin e dërgoi jashtë fushës së blertë.

Në fakt, ai mori një pasim të saktë prej Jordan Hendersonit në minutën e pestë, por nuk arriti ta parabollonte portierin e mysafirëve.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola dhe është i vlefshëm për xhiron e 36-të të Ligës Premier. /Telegrafi/