Ramush Haradinaj: Jemi bërë bashkë për t’i dal zot përgjegjësive shtetërore

E publikuar: 26/05/2017 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar në mbrëmjë një takim edhe me qytetarët e lagjes Kolovicë në Prishtinë. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët , strukturat dhe aktivistët, kryetari Haradinaj u shpreh se Aleanca në vazhdimësi është angazhuar për unitet shtetëror dhe ka marr pjesë aktive në trajtimin dhe zgjidhjen e drejtë të çështjeve me interes shtetëror.

“Jemi bërë bashkë për t’i dal zot përgjegjësive shtetërore dhe për të arritur zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të vendit. Nuk kemi kohë për të humbur. Ne e kemi zgjidhjen.”- tha Ramush Haradinaj. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe një numër i kandidatëve për deputet të AAK-së.