Ramush Haradinaj: Ilaz Kodra ra heroikisht për t’u ringritur atdheu i tij

E publikuar: 30/04/2019 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ngritur lartë veprën e dëshmorit Ilaz Kodra, i cili ra heroikisht 20 vjet më parë.

Ai përmes një statusi tha se Ilaz Kodra do të jetojë përjetësisht në mesin e popullit të tij, njofton Klan Kosova.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Ilaz Kodra, u flijua 20-vjet më parë, për ta shkruar një faqe të lavdishme të historisë sonë. Ai ra heroikisht për t’u ringritur atdheu i lirë dhe do të jetojë përjetësisht mes popullit të tij. Lavdi komandantit Ilaz Kodra dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij!