Ramush Haradinaj bëhet bashkë me familjen në Francë

E publikuar: 31/03/2017 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili është duke qëndruar në Francë në pritje të seancës gjyqësore të radhës është bashkuar me bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj dhe fëmijët e tyre.

Ky takim i të gjithë anëtarëve vjen pas një kohe të gjatë, pasi ishte vëtë Ramush Haradinaj që në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës kishte treguar se kishte kohë të gjatë që nuk i kishte treguar tre fëmijët e tij.

Për këtë takim, ishte vetë Anita që ka treguar duke e postuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Bashkë”, ka shkruar ajo poshtë kësaj fotografie.

Gjykata e Colmarit në Francë ka marrë vendim që seanca ndaj ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj të shtyhet për datën 6 prill.

Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar, bazuar në një fletë-arrest të lëshuar nga Serbia.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe komandanti i Zonës së Dukagjinit, akuzohet nga Serbia për krime lufte, që nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

17626414_10158608165585160_2774549798580074237_n