Ramush Haradinaj: Aspak shqetësues buxheti për themelimin e ushtrisë

E publikuar: 16/10/2018 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se aspak nuk është shqetësuese aspekti financiar sa i përket çështjes së themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

I pari i Qeverisë së Kosovës këto deklarime i dha pas mbledhjes së sotme, ndërsa doli kundër deklarimeve të Kadri Veselit një ditë më parë se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për formimin e ushtrisë, njofton Klan Kosova.

”Të enjten është leximi i parë. Projektligjet kanë deklaratën financiare, sikurse të gjitha të tjerat”.

”S’ka ndonjë shqetësim për aspektin financiar”.

Veç tjerash Kryeministri Haradinaj përmendi dhe data të mundshme se kur mund të shkojë në Kuvend për lexim të radhës çështja e pakove të transformimit të FSK-së.

”Në diskutim në Parlament kjo pako vjen në lexim të dytë pas 20 nëntorit. 20 nëntor është votimi në ITERPOL’.