Ramsey te Juventusi, marrëveshja arrihet për pagë 10 milionë euro në vit?

E publikuar: 24/12/2018 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burime të shumta të mediave pretendojnë se Juventusi ka një marrëveshje për të marrë Aaron Ramsey si lojtari i lirë nga Arsenali dhe me një rrogë 10 milionë euro në vit.

Kontrata aktuale e mesfushorit të Uellsit me Arsenalin skadon në qershor të 2019 dhe nga muaji i ardhshëm ai do të jetë i lirë të negociojë me ndonjë klub tjetër.

Megjithëse Paris Saint-Germain janë në garë, raportohet se Interi është shokuar me kërkesat e larta të pagës dhe është larguar nga gara.

Sipas mediumeve Corriere dello Sport, Tuttosport dhe Sky Sport Italia, Ramsey ka zgjedhur të bashkohet me Juventusin në verën e vitit 2019.

Pas thyerjes së bankës për marrëveshjen prej 31 milionë euro për vit për Cristiano Ronaldon, Bianconerët janë të gatshëm të paguajnë shumë edhe për Ramseyn.

Zonja e Vjetër do të paguajë pagë 10 milionë euro në vit për Ramseyn, sepse ai arrin pa asnjë tarifë transferimi, pra si lojtar i lirë.

Kjo do të thotë se ata mund të shpërndajnë koston e operacionit në mënyrë më efektive.

Juve tashmë mundi konkurrencën e ashpër për të angazhuar Emre Can nga Liverpool verën e kaluar në një situatë të ngjashme. /Telegrafi/