Ramos e zbulon pasardhësin e numrit shtatë te Reali: Do ta marrë Asensio

E publikuar: 22/07/2018 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi ka bërë bujë në gjithë botën.

Sulmuesi portugez vendosi t’i bashkohet Juventusit gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E numri i Cristiano Ronaldos nuk do të jetë i lirë për ndonjë transferim të ri te Realit.

Ka qenë kapiteni i Realit, Sergio Ramos që ka zbuluar futbollistin që do ta bartë numrin shtatë te Reali.

Është spanjolli Marco Asensio që do ta marrë fanellën me numrin shtatë të Ronaldos.

Marco Asensio Sergio Ramos. (Getty Images)

“Asensio do ta marrë fanellën me numrin shtatë të lënë nga Cristiano”, ka thënë Ramos.

Mediat spanjolle më parë raportuan se numrin e Cristianos do ta merrte Eden Hazard që pritet t’i bashkohet madrilenëve.

Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe Hazard do të duhej të zgjedhte një numër tjetër në rast se i bashkohet kampionëve të Evropës. /Telegrafi/