Rama viziton policin e plagosur, ka një thirrje për protestuesit

E publikuar: 11/12/2020 22:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama vizitoi efektivin Fadil Allaraj, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së dy ditëve me parë, organizuar pas vrasjes së Klodian Rashës.

Teksa shpërndau disa fotografi nga vizita në spital, në një postim në Facebook, Rama shkroi:

“#TëShkuara❤️

dhe Zoti u ktheftë mendjen e humbur atyre që ngrenë dorë ndaj të tjerëve dhe dora e drejtësisë mos vonoftë, jo vetëm mbi policin që mori jetën e një njeriu, as vetëm mbi dhunuesit e policëve në krye të detyrës, po edhe mbi ata që kanë dy vjet e gjysëm që duan të djegin Shqipërinë🙏”