Rama thirrje qytetarëve: Na vini në provë

E publikuar: 07/03/2019 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e përjavshëm për platformën “Shqipëriaqëduam.al”, i kërkoi qytetarëve që t’i dërgojnë shqetësimet e tyre në këtë adresë.

Rama i kërkoi qytetarëve që të vënë në provë seriozitetin e platformës. Ai shtoi se synimi është që administrata të përmirësohet përmes presioneve, që vijnë nga radhët e qytetarëve.

“Besoj që, po është e vërtetë se ka një përmirësim që ndjehet diku më shumë dhe diku më pa dhe kuptohet se presioni që ushtron qytetari mbi zyrtarin është pozitive dhe kjo në fund është thelbi.

Në çdo vend me administrata të konsoliduar ka nevojë gjithmonë për konsolidim për të identifikuar një problem dhe për të adresuar zgjidhjet. Të na vënë në provë, nuk iu kushton asnjë qindarkë, por vetëm 3 minuta dhe menjëherë qeveria është në krahun e atij që i adresohet platformës.”, tha Rama.