Rama për Kurtin: Kosova nuk ia ka borxh të shfrytëzojë plagë për përfitime të veta politike

E publikuar: 02/10/2020 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me homologun e tij Avdullah Hoti, ka komentuar edhe arritjen e marrëveshjes se Uashingtonit me Serbinë.

Ai tha se kjo marrëveshje e ka rikthyer ndërkombëtarisht Kosovën. Ndërkaq për kritikët e kësaj marrëveshje, Rama ka adresuar akuza ndaj liderit të LVV-së, Albin Kurti.

“Marrëveshja e Uashingtonit nuk ka asnjë të re, por vetëm një konfirmim i atyre që janë dakortësuar dhe nuk janë zbatuar nga procesit të Berlinit. Ka rikthyer Kosovën në pozicionin ku Kosova është rikthyer ndërkombëtarisht”, tha ai.

Rama kritikoi edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin lidhur me marrëveshjen e arritur në Uashington dhe marrëdhëniet me ShBA-të.

“Kush nuk më dëgjon mua të dëgjoj Shtetet e Bashkuara, të dëgjoj Bashkimin Evropian dhe të ndjek me rigorozitet këtë vijë sepse nuk është vija që duhet ndjekur ngaqë na kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian por është vija e vetme që na imponojnë fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë, nuk ka rrugë tjetër, çdo rrugë tjetër qon në qorrsokak dhe pasojat e qorrsokakut, Kosova nuk ia ka borxh asnjë politikani apo revolucionionari që shfrytëzon ato plagë që duhet kuruar, jo për t’u kuruar, por për t’i përdorur në funksion të vet politikë”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri Hoti përsëriti qëndrimin se AKS-ja është temë e mbyllur.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është temë e mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 dhe me marrëveshjen e parimeve të vitit 2015,ku janë vendosur edhe norma kushtetuese, ku statusi i asociacionit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë është pajtuar edhe pala serbe”, tha ai./E.Zeqiri/