Rakitic: Nuk kemi fituar ende asgjë

E publikuar: 23/03/2015 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic i ka bërë thirrje shokëve të skuadrës se të harrojnë sa më shpejt fitoren ndaj Real Madrid dhe të fokusohen në ndeshjet e ardhshme, pasi ende nuk kanë fituar asgjë.

”Ne nuk kemi fituar ende asgjë. Tani ne mund të gëzohemi ‘pak’ që fituam, por ne jemi të vetëdijshëm se ka shumë më shumë për të bërë”. ”Të fitosh tre pikë kundër Madridit është gjithmonë e veçantë. Ishte e mrekullueshme për tifozët tanë. Tani duhet të fokusohemi në Ligën e Kampionëve dhe La Liga”, deklaroi kroati./veqsport.com/