Qualcomm prezantoi procesorët e rinj Snapdragon 412 dhe 212

E publikuar: 11/08/2015 00:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vitin e kaluar Qualcomm prezantoi dy procesorë të rinj për telefona me parametra mesatarë, Snapdragon 410 dhe Snapdragon 210, që mbështesin lidhjen LTE. Sot kompania prezantoi dy versione të tjera të përditësuara të këtyre çipeve.

Versionet e reja quhen Snapdragon 412 dhe Snapdragon 212.

Snapdragon 412

Ky procesor përmban katër bërthama Cortex-A53 me arkitekturë 44-bit dhe kartat grafike Adreno 306 GPU. Po ta krahasojmë me procesorin Snapdragon 410 të vitit të kaluar, versionet më të reja të procesorit dhe grafikës kanë një frekuencë më të lartë operimi dhe shpejtësi më të lartë të memories. Procesori është prodhuar akoma duke përdorur teknologjinë e përpunimit 28nm, por shpejtësia është rritur në 1.4GHz.

Snapdragon 412 ofron mbështetje për ekranet me rezolucion 1920 x 1200 pikselë dhe regjistrimin e videove fullHD nga kamera me rezolucion deri në 13 megapikselë. Ai përmban lidhjen X5 LTE (Cat4, 150Mbps) së bashku me Wi-Fi, b/g/n, Bluetooth 4.1 dhe USB 2.0. Procesori ofron gjithashtu mbështetje për teknologjinë QuickCharge 2.0.

Snapdragon 212

Snapdragon 212 ofron katër bërthama Cortex-A7 me arkitekturë 32-bit dhe kartat grafike Adreno 304. Edhe ky procesor është ndërtuar me teknologjinë e përpunimit 28nm. Ndërsa shpejtësia është rritur nga 1.1GHz në 1.3GHz.

Snapdragon 212 do të përdoret tek telefonat e cilësisë së ulët, me veçori të tilla si ekrani me rezolucion 720 pikselë, kamera 8 megapikselë që regjistrojnë video me rezolucion deri në 1080 pikselë. Sa i përket lidhjes, procesori ofron Cat.4 LTE, Wi-Fi b/g/n, Bluetooth 4.1+ BLE, USB 2.0 me teknologjinë Quick Charge 2.0.