Qeverisë së re i kërkohet ta rimendojë qasjen ndaj integrimit

19.11.2019 08:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qeverisë së re i kërkohet ta rimendojë qasjen ndaj integrimit

Shoqëria civile ka shtruar nevojën që, nga Qeveria e re, të rimendohet qasja ndaj procesit integrues. Kjo, për shkak të mungesës së rezultateve që ka dhënë qasja e deritashme.

Nisur nga fakti që procesi do të varet shumë nga shkalla e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), Arbëresha Loxha, drejtoreshë ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka thënë se kërkohet edhe dinamikë tjetër në zbatimin e reformave, për të cilat ka dhënë Kosova zotim para Bashkimit Evropian (BE), shkruan Koha Ditore.

“Qeveria e re duhet ta trajtojë MSA-në me seriozitetin më të lartë dhe të çojë përpara reformat që parashihen me këtë marrëveshje, dhe të rritet efikasiteti në implementimin e masave të PKZMSA-së”, i ka thënë gazetës Loxha. “Gjithashtu Qeveria e re duhet të ketë një qasje të rimenduar ndaj integrimit, me theks të veçantë në reformat specifike sikur sundimi i ligjit dhe komunikimi më aktiv me shtetet e BE-së”.

Partia Demokratike, e cila deri tash ka udhëhequr me këtë ministri, në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalë e treta për nga numri i votave. Mbështetur në qëndrime publike, ajo do të dalë në opozitë, pas më shumë se një dekade në ekzekutiv.

Sipas rezultatit preliminar të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë parti e parë, e pasuar nga Lidhja Demokratike. Të dyja këto subjekte janë duke zhvilluar negociata për ndërtimin e koalicionit qeverisës.

Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i Institutit EPIK, ka shtruar nevojën që Qeveria e ardhshme të ketë mazhorancën e bollshme parlamentare dhe vullnet politik për të avancuar proceset e ngecura integruese të vendit, qoftë ato të ndërlidhura me liberalizimin e vizave, apo ato të ndërlidhura me statusin e vendit kandidat, respektivisht të MSA-së dhe ERA-s…

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Automjeti përplaset me pemën, vdes 17 vjeçari

Automjeti përplaset me pemën, vdes 17 vjeçari

Pasi ia huqi më herët, Milaim Zeka tash publikon tre emra të VV-së që do t’i drejtojnë ministritë

Pasi ia huqi më herët, Milaim Zeka tash publikon tre emra të VV-së që do t’i drejtojnë ministritë

Haradinaj: Kurti dhe Osmani nuk duhet me pa ëndërr se do të kalojnë lehtë kur ta heqin taksën

Haradinaj: Kurti dhe Osmani nuk duhet me pa ëndërr se do të kalojnë lehtë kur ta heqin taksën

LDK-ja e konfirmon mbledhjen e nesërme të Kryesisë

LDK-ja e konfirmon mbledhjen e nesërme të Kryesisë

Pakënaqësitë rreth Ligjit për paga ngjallin reagime edhe te krerët politikë

Pakënaqësitë rreth Ligjit për paga ngjallin reagime edhe te krerët politikë

Vështirësohet arritja e kompromisit për Kodin Zgjedhor

Vështirësohet arritja e kompromisit për Kodin Zgjedhor

Vuçiq: Ne i besojmë Macronit

Vuçiq: Ne i besojmë Macronit

Deputeti i LDK-së për Hashim Thaçin: Këtij burrit nga Buroja i ka dalë boja

Deputeti i LDK-së për Hashim Thaçin: Këtij burrit nga Buroja i ka dalë boja

Kërkohet paraburgim për veprën penale “Vrasje e rëndë”

Kërkohet paraburgim për veprën penale “Vrasje e rëndë”

Regjistrohen 119 deputetë të Legjislaturës VII të Kuvendit

Regjistrohen 119 deputetë të Legjislaturës VII të Kuvendit

54 aktakuza për 24 orë

54 aktakuza për 24 orë

Komisioni Evropian shpërblen Kosovën me mbi 11 milionë euro

Komisioni Evropian shpërblen Kosovën me mbi 11 milionë euro

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për dhunim

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për dhunim

Policia e Kosovës e shpëton një femër nga rrëmbimi i dy serbëve

Policia e Kosovës e shpëton një femër nga rrëmbimi i dy serbëve

Kompaninë e parë në Botë me vlerë 2,000,000,000,000 dollarë

Kompaninë e parë në Botë me vlerë 2,000,000,000,000 dollarë

Nëpër Prishtinë nisin parulla kundër Vetëvendosjes e Xhelal Sveçlës

Nëpër Prishtinë nisin parulla kundër Vetëvendosjes e Xhelal Sveçlës