Qeverinë “e rrëzuar” s’mund ta rrëzojnë

E publikuar: 26/04/2018 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partitë opozitare ende nuk i kanë siguruar votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”, ndonëse kjo e fundit i ka vetëm 53 vota në Kuvend
Drejtues të partive opozitare disa herë kanë deklaruar se kjo Qeveri i ka ditët e numëruara, por vlerësohet se as vetë ato parti nuk janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme

Ndonëse tash e disa muaj opozita po vazhdon ta kërkojë rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”, në mungesë të numrave ende nuk po arrin ta realizojë një gjë të tillë. Si rrjedhojë e kësaj, koalicioni qeverisës me vetëm 53 mandate po vazhdon të funksionojë në Parlamentin e Kosovës.

Njësoj pritet të vazhdojë edhe përgjatë tërë këtij viti, po qe se PDK-ja nuk rreshtohet kah krahu opozitar për t’i dhënë fund kësaj Qeverie.

Kështu të paktën konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se opozita nuk është serioze në kërkesën e saj për rrëzim të Qeverisë dhe për zgjedhje të parakohshme.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e LDK-së kanë thënë për “Zërin” se po qe se nuk arrihet një dakordim mes partive për zgjedhje, atëherë ky subjekt do t’i nisë procedurat për mbledhjen e nënshkrimeve për ta ngritur mocionin për rrëzimin e ekzekutivit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/qeverine-e-rrezuar-s-munden-ta-rrezojne-529083/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright