Qeveria miraton projektligjin për falje të borxheve

E publikuar: 03/06/2015 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për faljen e borxheve publike, të grumbulluara deri më 31 dhjetor të vitit 2008.

Falja e borxheve vlen për qytetarët dhe bizenset.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë në mbledhjen e sotme të qeverisë se ky veprim ka të bëjë me me masat për rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe nxitjes së tyre për t’i përmbushur obligimet tatimore dhe obligimet tjera ndaj shërbimeve publike.