Qeveria e pafuqishme përball Listës serbe (Video)

E publikuar: 28/10/2016 07:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vzita e zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, ditë më parë në Bruksel madje atë pa lejen e Qeverisë, për të folur për çështjen e Trepçës shkaktoj pakënaqësi të shumta në vend.

Për këtë çështje reagoj edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri duke thënë se qeveria duhet të merret me shkeljet e Kushtetutës që e ka bërë ai.

E, deputetja nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj –Bujupi e quan si të pafuqishme qeverinë  Isa Mustafes kur vije puna tek Lista Serbe.

 Ajo thotë se përmes kësaj Liste,  Republika e Kosovës po dirigjohet nga Serbia. /Tribuna Channel/