Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan

E publikuar: 07/03/2019 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur në Gjilan, ka humbur jetën një person dhe 16 të tjerë janë lënduar.

Qerim Çoçaj, 60 vjeçar, është viktima e aksidentit të tmerrshëm në Gjilan, i cili ndodhi rreth orës 13:20 minuta.

Çoçaj ishte pronar i një furre në qytetin e Gjilanit, raporton lajmi.net.

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 16 persona të cilët kanë kërkuar ndihmë në Spitalin Regjional të Gjilanit, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

Prokurorinë ka urdhëruar policinë që drejtuesi i automjetit transportues, tani i dyshuari M.A., nga Peja, të ndalohet për 48 orë.