Qemajl Mustafa zgjidhet kryetar i PDK’së së Gjilanit

E publikuar: 21/04/2019 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është zhvilluar Kuvendi zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan.

Kryetar i ri i PDK’së së Gjilanit është zgjedhur Qemajl Mustafa.

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit ka marrë 197 vota, ndërsa 80 vota i ka marrë kundërkandidati i tij, Flurim Arifi.

Shtatë vota kanë qenë të pavlefshme, ka bërë të ditur PDK, nëpërmjet një njoftimi.

Po ashtu, Kuvendi zgjedhor në Gjilan, votoi për delegatët për Konventën qendrore të partisë dhe anëtarët e Këshillit drejtues.