Puyol tregon se ku e sheh Messin në vitet e ardhshme

E publikuar: 12/10/2020 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi tani ndihet “i motivuar” te Barcelona dhe se ai mund të qëndrojë edhe “disa vite” në “Camp Nou”, ka deklaruar Carles Puyol, përcjell KosovaPress.

Lionel Messi kërkoi të largohej nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror, por që me insistimin e drejtuesve të klubit, ai hoqi dorë nga kërkesa e tij. Por, pas kësaj, vazhdon të flitet për një largim gjatë verës së ardhshme, me Manchester Cityn si skuadra më e fuqishme që mund ta përballonte kartonin e yllit argjentinas.

“Sikur çdo tifozë tjetër, edhe unë nuk doja që Messi të largohej.”, tha fillimisht Puyol.

“Në fund ai vendosi të qëndrojë. Ai ka deklaruar se është i motivuar te Barcelona dhe mendoj se do të vazhdojë aty edhe për disa vite të tjera. Ai është një aset i madh për Barcelonën. Ai është njëri nga më të mirët në botë.”, deklaroi ish-kapiteni i “Blaugranëve”.