Putin refuzon kërkesën e ushtrisë ruse për vazhdimin e bombardimeve në Alepo

E publikuar: 29/10/2016 08:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e konsideron të përshtatshme aktualisht të rifillojnë sulmet ajrore në Alepo ashtu sikurse kërkon Shtabi i Përgjithshëm rus, dhe e gjykon të nevojshme zgjatjen e pauzës humanitare në këtë qytet sirian, njoftoi sot Kremlini.

“Megjithatë, nëse nevojitet, për t’i dhënë fund veprimeve provokuese të grupeve terroriste, Rusia ruan të drejtën për të përdorur çdo mënyrë që ka në dispozicion për të mbështetur forcat e armatosura siriane”, shtoi para medias zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, transmeton atsh.

Kjo deklaratë vjen një orë pas deklaratës surprizë të ushtrisë ruse për nevojën, sipas saj, të rifillimit të bombardimeve ajrore në Alepo, përballë ofensivës së rebelëve të filluar sot dhe pas një pauze dhjetë ditore.