Punëtorët e bankës i vjedhin 320 mijë euro në Mitrovicën Veriore

E publikuar: 26/01/2016 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Mitrovicën Veriore janë arrestuar dy punëtorë të një banke një mashkull dhe një femër nën dyshimet se kanë vjedhur nga banka 320 mijë euro.
Sipas policisië të dyshuarit në bashkëpunim me disa persona tjerë, kanë depërtuar brenda bankës dhe me forcë kanë hapur kasafortën nga ku kanë vjedhur parat në valuta të ndryshme si dhe 1000 copë çeqe të thatë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.