PSG hyn në garë për shërbimet e Depay

E publikuar: 26/12/2020 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për sulmuesin e Lyon Memphis Depay.

Sulmuesi 26 vjeçar ishte afër të kalonte tek skuadra e Barcelonës këtë merkato të verës, por një transferim tek ish trajneri i tij tek Holanda dështoi në çastet e fundit, përcjell KosovaPress.

Tani sipas “Mundo Deportivo”, PSG ka kontaktuar agjentin e Depay, por përsëri thuhet se Barcelona janë favoritë për të siguruar shërbimet e holandezit.