Pse po tërhiqet Sali Berisha nga politika?

E publikuar: 01/04/2015 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në prag të zgjedhjeve lokale, Sali Berisha është përballë një vendimi shumë të rëndësishëm për karrierën e tij politike.

Politikani që ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës në vitet 1992-1997 dhe atë të Kryeministrit në vitet 2005-2013, duket se do të bëjë të ditur tërheqjen përfundimtare nga politika, transmeton shekulli.

Shkak është bërë mosha e tij pasi tashmë Berisha është deputeti më i vjetër i Kuvendit të Shqipërisë (70 vjeç). Sali Berisha ka lindur në Viçidol më 15 tetor 1944.

Lajmin për tërheqjen e tij nga jeta aktive në politikë, dhe dorëzimin e mandatit të deputetit pritet ta bëjë zëdhënësja Erla Mëhilli.