Provokon Kryeministri serb me shqiptarët: Serbia do ta ketë në Kosovë ekipin e futbollit Zajednica

E publikuar: 17/12/2015 01:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Shqipëria le të përgatitet të luftoj përpos kundër Serbisë, në të ardhmen edhe me kombëtaren e Zajdenicës në Kosovë”, ka shkruar Kryeministri serb, raportojnë mediat serbe.

Vuçiq i ka thënë gazetës Kurrir se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë përpos shumë kompetencave të një autonomie brenda një shteti të lodhur do të ketë edhe ekipin e vet të futbollit që do të quhet “Zajdenica”.

“Shqipëria dhe Kosova do të luftojnë kundër Serbisë dhe Zajednicës. Jam shumë i lumtur me djemtë tanë”, ka thënë Vuçiq.

Mediat në Serbi tashmë kanë nisur të flasin për emra futbollistësh që do të mund të bëheshin pjesë e këtij ekipi dhe e kanë lidhur formimin e këtij ekipi me ndeshjen e futbollit mes liderëve ballkanik dhe atyre evropian.

Me ironi dhe cinizëm, Aleksander Vuçiq ka shkuar edhe më tej duke provokuar shqiptarët, raporton gazeta serbe Tanjug, përcjell Gazeta NewBorn.