Protestë në Prishtinë – kërkohet llogari, drejtësi, shkarkime

E publikuar: 11/08/2018 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 100 protestues kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, drejt stacionit të policisë në Prishtinë e tek Qeveria Kosovës për të kërkuar mbrojtje ndaj grave, fëmijëve, pleqve, të varfërve, minoriteteve e grupeve të tjera të margjinalizuara në vend.
Protestuesit kanë kërkuar edhe shkarkimin e komandantit të stacionit policor në Gjakovë dhe policive që ishin në detyrë kur ndodhi vrasja makabër në këtë qytet ditë më parë, shkruan Lajmi.net.

Në këtë protestë të gjithë pjesëmarrësit kërkuan drejtësi nga institucionet dhe policia.

“Po vriten njerëz në Kosovë, dhe askush nuk jep llogari, askush nuk shkarkohet nga puna. Kjo duhet të përfundojë”, tha Luljeta Aliu, aktiviste për fuqizimin e grupeve te margjinalizuara.

Protestuesit me pankarta në duar kanë brohoritur thirrjet “Boll Ma”, “Qeveri kanuni, çohuni prej kafeve”, “Edhe sa thirrje te humbura”, etj.

Marshimi ka filluar rreth orës 12:00. /kk