Prokuroria Speciale po heton gjeneralët serbë për krime në Kosovë

29.05.2019 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prokuroria Speciale po heton gjeneralët serbë për krime në Kosovë

U çuan në këmbë në Serbi kur u përmend se Prokuroria Speciale e Kosovës po përgatitë aktakuza kundër gjeneralëve të ushtrisë jugosllave, të cilët kishin marrë pjesë në luftën e Kosovës. Megjithatë, aktakuzat nuk dihet se kur do të ngrihen, por Prokuroria Speciale konfirmon se gjeneralët janë në hetime për krime lufte në Kosovë.

Morena Kokollari

Një ditë para se Policia e Kosovës të niste aksionin në veri të vendit, ku do të arrestonte 19 zyrtarë policorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale, Parlamenti i Serbisë mbajti seancë të veçantë për Kosovën.

Në atë seancë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Kosova po përgatitë aktakuza ndaj dy gjeneralëve serbë për krime lufte, Ljubisha Dikovic dhe Bozhidar Delic.

Vetë gjenerali tash në pension Ljubisha Dikovic, më vonë tha se njësiti që ai ka komanduar gjatë luftës në Kosovë nuk kanë kryer krime lufte.

Madje, Dikovic shtoi se një nga prioritetet gjatë luftës ishte kujdesi për popullatën lokale dhe refugjatët. Madje, ai shkoi aq larg saqë tha se kosovarët duhet t’i ngrenë atij një përmendore për rolin e tij në luftën e Kosovës.

“Sa jemi kujdesur gjatë luftës në Kosovë për civilët shqiptarë, ata duhet të më ngrenë një përmendore, e jo padi”, u shpreh Dikovic për gazetën serbe Novosti.

Në një përgjigje zyrtare për Gazetën Express, Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se janë nën hetime shumë raste për krime të luftës, ku të përfshirë janë gjeneralët e ushtrisë jugosllave.

Ekrem Lutfiu, zëdhënës për media i PSRK’së, tha se për shkak të natyrës së hetimit nuk mund të japin më shumë informata, por konfirmoi se ka gjeneralë që janë duke u hetuar për krime të luftës.

“Ju njoftoj se në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), janë nën hetime shumë raste për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku janë të përfshirë gjeneralët e ushtrisë jugosllave”, thuhet në përgjigje të PSRK’së, për Express.

Ljubisha Dikovic ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Serbisë. Madje, Fondi për të Drejtën Humanitare kohë më parë kishte pohuar se ka dokumente që dëshmojnë se Ljubisha Dikoviq, është përgjegjës për krime në fshatrat Rezallë e Çikatovë e Vjetër, si dhe për fshehjen e trupave në varrezën masive në Rashkë.

Pjesë e ushtrisë jugosllave, Dikovic ishte nga viti 1984 deri në vitin 2018. Por nga 12 dhjetori i 2011 deri më 14 shtator të 2018’s, ai ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë.

Krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga mekanizma të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë, mirëpo pati shumë pak aktgjykime dënuese.

Mijëra vrasje, masakra dhe dhunime mbesin të pazbuluara edhe sot.

Gjatë luftës se fundit në Kosovë janë vrarë 13, 518 persona 10.794 shqiptarë 2,197 serbë kurse të tjerët u përkasin etnive të tjera. Prej tyre, 239 kanë qenë fëmijë nga mosha 0 deri në 5 vjeç.

Përveç numrit të madh të të vrarëve, të zhdukur mbesin ende mbi 1,600 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet gjë./GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve