Prokuroria nuk është duke e hetuar Vlora Çitakun

E publikuar: 24/05/2018 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Shtetit, reagon lidhur me shkrimin e botuar sot në gazetë “Koha Ditore” me titull: “Prokuroria heton dyshimet për keqpërdorim të biletave nga ish-ministrja Çitaku”.

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin e gjerë se ndaj ish-ministres, Vlora Çitaku, nuk ka asnjë lloj hetimi lidhur me këtë çështje.

Për këtë janë duke u hetuar zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, lidhur me keqpërdorimet e pozitës zyrtare.