Prokuroria jep detaje për vdekjen e punëtorit që ra nga ndërtesa në Prishtinë

E publikuar: 12/09/2019 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur sot në Prishtinë pasi ka rënë nga një ndërtesë shumëkatëshe.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi, e ka cilësuar rastin si “vdekje të dyshimtë”.“Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimit, prokurori dhe krim-teknika janë të vend të ngjarjes dhe po kryejnë hetimet e duhura”, ka thënë Munishi për Insajderin.Rastin për Insajderin më herët e ka konfirmuar edhe Policia.“Sot rreth orës 17:45 një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë”.“Viktima ka rënë nga një ndërtesë në këtë rrugë ndërsa ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë konstatuar vdekjen e tij”.