Prokuroria “çliron” Messin nga akuzat për mashtrim fiskal

E publikuar: 07/10/2015 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria e Barcelonës kërkon 18 muaj heqje lirie për të atin e Lionel Messit, i cili akuzohet për mashtrim fiskal me vlerë 4.1 mln Euro por nga ana tjetër mbyll çështjen ndaj sulmuesit të Barcelonës që fillimisht u hetua për të njëjtën akuzë. Pasi mori deklaratën e Lionel Messit, Prokuroria kërkoi arkivimin e çështjes sepse sipas të dhënave, lojtari nuk ka qenë në dijeni të ngjarjes, ndërsa për të atin e tij, përveç heqjes së lirisë kërkoi edhe gjobitjen me 2 milionë Euro. Jorge Messi akuzohet për mashtrim fiskal me menaxhimin e të ardhurave nga të drejtat e imazhit të lojtarit argjentinas gjatë viteve 2007, 2008 dhe 2009.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se i ati i numrit 10 do të vuajë dënimin me burg pasi fjalën e fundit do ta thotë Gjykata. Nëse Prokuroria nuk arrin të vërtetojë akuzat edhe pse ai mendohet se ka pasur një rol vendimtar në çështjen e fshehjes të të ardhurave, duke i depozituar paratë në parajsat fiskale për të evituar taksat në Spanjë ku lojtari po kryen aktivitetin e tij futbollistik.

Akuza mendon gjithashtu se Jorge Messi e ka ndërtuar mekanizimin e mashtrimin që në kohën kur lojtari ishte minoren në vitin 2005 dhe gjatë kësaj periudhe ishte ai që i merrte të gjitha vendimet. Prokuroria thekson gjithashtu se Messi i ka firmosur dokumentat por ai ka ndjekur këshillat e të atit. Për familjen Messi ky është vetëm njëri prej problemeve të shumta pasi disa ditë më parë, vëllai i sulmuesit u arrestua për armëmbajtje dhe pse pak orë më vonë u la i lirë pasi ndaj tij nuk ekzistonte asnjë precedent penal./ss/