Prizren/ Burri vrau bashkëshorten nga xhelozia. Gjykata dënon shtetin pse se mbrojti, 95 mijë euro për fëmijët

E publikuar: 18/01/2020 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokatja Denisa Daka ka sjell në vëmendje një histori të vitit 2011, një krim në familje, ku bashkëshorti për arsye xhelozie dhunonte për vite radhazi bashkëshorten, nënë e 4 fëmijëve.

Neglizhenca e saj çoi në një vrasje makabër, ku burri vrau barbarisht gruan e tij në prani të 4 fëmijëve.

Pas kësaj, shkruan avokatja, Gjykata e Prizrenit kish vendosur të ngarkojë me përgjegjësi ligjore vrasësin me një shumë prej 95 mijë Euro.

Postimi i plotë në rrjete sociale:

“Në Prizren, në vitin 2011, një burrë vrau barbarisht gruan e tij për arsye xhelozie, në prani të 4 fëmijëve të tij.
D.K., dhunuar shume vite nga bashkëshorti i saj, kish kërkuar ndihmë disa herë rradhazi policisë, por kjo e fundit kish neglizhuar rastin, duke mos parandaluar kësisoj vrasjen e rëndë.

Paskësaj Gjykata Themelore e Prizrenit ka vendosur të ngarkojë me përgjegjesi shtetin e Kosovës për vrasjen e D. K, duke detyruar këtë të fundit t’i paguajë familjareve të së ndjerës, një shumë prej 95 mijë Euro.
Një precedent që duhet të vlejë për çdo rast analog dhe në këtë vend, për çdo jetë të humbur, për çdo grua të dhunuar, kanosur a përndjekur në të gjitha format e saj.

Ka ardhur koha që sekush nga personat përgjegjës veshur me pushtet, ndodhur në këto kushte a para fakteve të tilla, përveçse të lërë detyrën, të mbajë pêrgjegjêsi ligjore në çdo rast, për veprimet e mosveprimet kryesisht, elementë të shpërdorimit të detyrës këto, duke shpërblyer dëmin e shkaktuar, në të gjitha planet e në çdo rast.

Një tjetër krim pret pas derës e nuk dihet kujt prej nesh i ka zënë pritë!

Askush nuk është i imunizuar në këtë vend!”, shkruan avokatja Denisa Daka.