Prishet razia në Vetëvendosje, Kurti e Konjufca mesazhe direkte njëri-tjetrit

07.05.2020 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prishet razia në Vetëvendosje, Kurti e Konjufca mesazhe direkte njëri-tjetrit

Albin Kurti e Glauk Konjufca si duket nuk po kalojnë nëpër një periudhë të mirë mes veti. Siç dihet lideri i VV është kritikuar nga Konjufca për deklarimet se Grenell ka gisht në rrëzimin e Qeverisë. Këto dallime, që tashmë përflitet se janë thelluar, të hënën janë manifestuar qartë, kur Konjufca s’ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë. Si për koincidencë ose edhe krejt qëllimshëm, Kurti ka zgjedhur të lartësojë për punën dy figura tjera në parti për punën e tyre, Besnik Bislimin e Vlora Haxhimehmedin. Por, a ishte ky një mesazh për Konjufcën?

Dy më të votuarit e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca kanë pasur deklarata kundërthënëse mbi atë se si duhet të ndërtohet partneriteti i Kosovës me ShBA’në. Glauk Konjufca e kishte kundërshtuar shefin e partisë mbi qasjen e tij karshi Shteteve të Bashkuara. Konjufca kishte deklaruar se nuk beson që Amerika e ka rrëzuar qeverinë Kurti. Si duket kjo ka shkaktuar edhe ftohje të raporteve mes dy bashkëpartiakëve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar vazhdimisht se prapa rrëzimit të qeverisë së tij me votat e 2/3 të deputetëve të Kosovës, qëndron Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Madje, Kurti i ka shkruar një letër zëvendës-presidentit të ShBA’së, Mike Pence ku sipas tij e ka informuar njeriun e dytë të Shtëpisë së Bardhë për keqinformimin që Presidenti Thaçi i ka bërë të dërguarit të Trump për dialogun, Richard Grenell mbi planet e Thaçit për ndarje të Kosovës.

Glauk Konjufca, aktualisht Ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe njeriu më i votuar në VV pas Albin Kurtit në një intervistë më 24 prill 2020 në RTV Dukagjini, ka deklaruar se është gabim të thuhet që ShBA’ja ka ndikuar drejtpërdrejt që të rrëzohet qeveria Kurti. Konjufca kishte thënë po ashtu se Richard Grenell nuk ka gisht në rrëzimin e Kurtit nga pozita e shefit të qeverisë.

Këto përplasje në distancë si duket kanë ndikuar që marrëdhëniet mes Kryetarit të VV’së Albin Kurti dhe anëtarit të kryesisë Glauk Konjufca të zbehen.

Lëvizja Vetëvendosje para tre ditësh ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së partisë ku është diskutuar mbi aspektin politiko-organizativ të subjektit, masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese mbi dekretin e Presidentit dhe përkrahjen gjithnjë e në rritje nga qytetarët për këtë parti.

Por çuditërisht në mbledhjen e kryesisë së partisë nuk ishte edhe ministri në detyrë dhe anëtari i kryesisë, Glauk Konjufca. Nga fotografitë e postuara në faqen zyrtare në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje, numri dy i Vetëvendosjes nuk shihet askund.

Kurse dje, kreu i VV’së, Albin Kurti thurri lavde për nënkryetarin e partisë Besnik Bislimi dhe Sekretaren Organizative, Vlora Haxhimehmedi duke thënë se me këta dy Lëvizja Vetvëvendosje fitoi zgjedhjet.

Kurti përmes një postimi në faqen e tij në Instagram ka shkruar “Vlora Haxhimehmedi dhe Prof. Besnik Bislimi sot i bëjnë dy vite prej marrjes së detyrave të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. E para sekretare organizative kurse i dyti nënkryetar, brenda këtyre dy viteve, me në krye këta dy, ne e rritëm organizatën e i fituam zgjedhjet e fundit. Ata i forcuan strukturat tona dhe e zgjeruan rrjetin e aktivistëve”.

Por në zgjedhjet e fundit, as Besnik Bislimi e as Vlora Haxhimehmedi nuk kishin qenë në listën e VV’së për deputetë. Besnik Bislimi kishte qenë Shef i Shtabit Zgjedhor kurse Vlora Haxhimehmedi në pozitën e njëjtë, Sekretare Organizative e partisë.

Në anën tjetër, Glauk Konjufca në zgjedhjet e fundit kishte arritur të marrë 71 mijë e 686 vota duke u renditur i dyti pas bartësit të listës Albin Kurti./GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


A do të bëhet Mali i Zi vendi i parë pa koronavirus në Evropë?

A do të bëhet Mali i Zi vendi i parë pa koronavirus në Evropë?

Koronavirusi ndikon në rënien e të hyrave në buxhetin e Maqedonisë së Veriut

Koronavirusi ndikon në rënien e të hyrave në buxhetin e Maqedonisë së Veriut

15 kamionë me mallra serbe u kthyen mbrapa – Serbia, Thaçi e BE-ja kërkojnë heqjen e reciprocitetit

15 kamionë me mallra serbe u kthyen mbrapa – Serbia, Thaçi e BE-ja kërkojnë heqjen e reciprocitetit

Vetëvendosje: Kërkon procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetues

Vetëvendosje: Kërkon procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetues

Pas statusit të Ramës, Kosova heq tarifën 22 euroshe për kamionat

Pas statusit të Ramës, Kosova heq tarifën 22 euroshe për kamionat

Vetëvendosje nuk e ka në plan t’ia kërkojë dorëheqjen Osmanit

Vetëvendosje nuk e ka në plan t’ia kërkojë dorëheqjen Osmanit

Thaçi kërkon të formohet sa më shpejt Qeveria Hoti

Thaçi kërkon të formohet sa më shpejt Qeveria Hoti

IKSHPK: Kujdes me ushqimin gjatë verës

IKSHPK: Kujdes me ushqimin gjatë verës

Gashi i LDK’së nuk beson se Thaçi do ta ketë një mandat tjetër për President

Gashi i LDK’së nuk beson se Thaçi do ta ketë një mandat tjetër për President

Lajiq: Për shkak të masave të Kosovës, kamionët e Serbisë po kthehen prapa

Lajiq: Për shkak të masave të Kosovës, kamionët e Serbisë po kthehen prapa

Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Kushtetuesja heq paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës në versionin final të aktgjykimit për dekretin

Kushtetuesja heq paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës në versionin final të aktgjykimit për dekretin

Pasi e pranuan aktgjykimin e Kushtetueses, LDK-ja mblidhet nesër

Pasi e pranuan aktgjykimin e Kushtetueses, LDK-ja mblidhet nesër

Haziri: Kemi aktivizuar të gjitha shërbimet e parapara me pakon e tretë të lehtësimit të masave

Haziri: Kemi aktivizuar të gjitha shërbimet e parapara me pakon e tretë të lehtësimit të masave

OAK kërkon të largohet tarifa për dezinfektim ose të mbulohet nga shteti

OAK kërkon të largohet tarifa për dezinfektim ose të mbulohet nga shteti

Reciprociteti: Sot 11 maune me mallra serbe nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë

Reciprociteti: Sot 11 maune me mallra serbe nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë