Princ William tregon si e përjetoi familja mbretërore lajmin se i ati kishte COVID-19

E publikuar: 17/04/2020 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Princi William ka folur për herë të parë rreth babait të tij, princit Charles i cili pak javë më parë u prek nga coronavirusi

Gjatë intervistës së tij për BBC, princi tha se ishte shumë i shqetësuar fillimisht për të atin, edhe për shkak të moshës së tij delikate.

“Më duhet ta pranoj, fillimisht isha shumë i shqetësuar, pasi mosha e tij bën pjesë tek ajo më delikatja përsa i përket këtij virusi. Im atë ka patur dhimbje kraharori e të ftohtë për vite me radhë, prandaj thoja me vete që nëse është dikush që do ta kalojë këtë sëmundje është padyshim ai.”

William shtoi se princi Charles kishte simptoma të lehta, por gjëja më e rëndë për të ishte të izolohej.

“Të mos ishte në gjendje të vijonte aktivitetet e tij apo të mos bënte një shëtitje ishte pjesa më e vështirë. Pasojat më të rënda për të ishin ato të shëndetit mendor, të ishte i ngecur brenda në shtëpi.”

Princi tha se pjesa më e keqe e sëmundjes kaloi, por deri në shërimin e plotë familja vijon të mbetet e shqetësuar për shkak të moshës.

Burimi: Cosmopolitan