Prezantohen laptopët e parë me procesorët Intel Core i9

E publikuar: 03/04/2018 19:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ishte çështje kohe përpara se Intel të sillte laptopët e parë me procesorët e rinj Core i9 të prezantuar vitin e kaluar për desktopë.

Sot gjigandi i çipeve prezantoi laptopët e parë me këtë linjë procesorësh dhe shprehet se është procesori më i mirë i ndërtuar ndonjëherë me në mendje mobilitetin.

Core i9-8950HK është më i fuqishmi i kësaj linje me shpejtësi prej 4.8Ghz dhe gjashtë bërthama e 12 procese.

Përdoruesit do të vënë re një rritje me 29% të performancës krahasuar me gjeneratën e shtatë të çipeve dhe 41% dhe 59% përmirësim të performancës së lojërave dhe editimit të videove 4K.

Së bashku me procesorët Core i9, Intel gjithashtu solli procesorët e parë Core i5 dhe i7 me arkitekturën 14nanometër++ e njohur edhe si Coffe Lake.

Krahas procesorëve të rinj, Intel do të shtojë mbështetje për memorien Optane për procesorët e gjeneratës së tetë në të dy platformat, desktop dhe laptop.

Etiketat Core i5+, Core i7+ dhe Core i9+ do të tregojnë nëse një laptop ka memorien Optane. /PCWorld Albanian