Presidenti takon krerët e drejtësisë dhe sigurisë: Kriteret për liberalizimin e vizave janë përmbushur

E publikuar: 20/04/2018 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot i ka takuar krerët e institucioneve kryesore të drejtësisë dhe sigurisë, të cilët kanë konfirmuar se janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
“Me krerët e institucioneve kryesore të drejtësisë dhe sigurisë, sot diskutova për mekanizmin përcjellës që vlerëson të arriturat e Kosovës në fushën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar si kusht për liberalizimin e vizave. Në këtë takim u evidentuan të arriturat konkrete dhe u vërtetua edhe një herë se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Qytetarët e Kosovës me të drejtë presin që Bashkimi Evropian të marrë vendimin e duhur, që ata të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen. Përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse, si përcjellëse direkte të të arriturave të fundit, rikonfirmuan përmbushjen e kritereve të nevojshme në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, duke fuqizuar kështu edhe më shumë perspektivën evropiane të Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaçi.

viza1