Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur fituesit e çmimit të vendosur prej tij “Fake News”.
Në krye të listës së fituesve është media amerikane The New York Times.
Trump ka veçuar gazetarin e New York Times, Paul Krugman për shkrimin e tij se presidenca Trump do të shkaktonte dëme të mëdha për ekonominë amerikane.
Trump sulmoi Brian Ross, një gazetar i ABC News, i cili gabimisht raportoi se zoti Trump urdhëroi ish-këshilltarin kombëtar të sigurisë Michael Flynn që të kontaktonte me Rusinë gjatë zgjedhjeve. Ross u pezullua nga puna .
Trump ka futur në listën e fituesve të Fake News dhe revistën TIME që shkruante se Trump kishte hequr nga Zyra Ovale një bust të Martin Luther Kingut.
Shumicën e listës e kishte zaptuar CNN, gazetari i të cilës u nxor jashtë nga Trump një ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë.