Prej korrikut hyn në fuqi ligji që ndalon pornografinë në Britani

E publikuar: 17/04/2019 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ligji që ndalon pornografinë në Mbretëri të Bashkuar do të hyjë në fuqi nga muaji korrik, ka bërë të ditur qeveria.

Pas 15 korrikut, të gjithë përdoruesit e internetit do të detyrohen të dëshmojnë që janë mbi 18 vjeç ose do të bllokohen për të parë përmbajtje për të rritur, transmeton Gazeta Express.

Çdo ofrues online i materialeve pornografike do të detyrohet të bërë verifikime të moshës në përdorues, për t’u siguruar që janë të rritur.

Këto verifikime përfshin vendosjen e të dhënave personale. Qeveria britanike thotë se ligji i ri ka për qëllim t’i ndalojë fëmijët të dëmtohen nga përmbajtja pornografike në internet, për të cilën thotë se është shumë në dispozicion.