Pranimi i Kosovës n’UNESCO, nji hap drejt anëtarësimit n’OKB

E publikuar: 28/07/2015 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nepërmjet anëtarësimit n’organizatat sportive nderkombëtare dhe 16 agjencitë e veçanta, të tilla, si UNESCO, Prishtina planifikon me parandalue refuzimin e anëtarësimit në Kombet e Bashkueme!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, me ndihmën e shteteve të Perëndimit po perpiqen me ja sigurue nji ulëse n’OKB shtetit të Kosovës, të cilën gja po ju pamundëson aktualisht Rezoluta 1244, transmeton Telegrafi.

Ambasadori serb n’UNESCO, Darko Tanaskovic thotë se zyrtarët e Kosovës kanë marrë të gjitha masat e mundshme për me ju bashkue OKB’s.

“Pranimi i Kosovës n’OKB ka me qenë nji tjetër konfirmim i shtetësisë, ndërsa kosovarët po ndermarrin të gjitha hapat e mundshëm me sigurue nji vend.

Pranimi n’UNESCO asht vetëm nji hap drejt asaj rruge”, thotë Tanaskovic.