Pozita dhe opozita miratojnë draftin për Demarkacionin

E publikuar: 21/10/2016 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Parlamentar për punë të Jashtme ka miratuar një deklaratë në lidhje me deamrkacionin me Malin e Zi dhe liberalizimin e vizave që më pas do t’i dërgohet shteteve të Bashkimit Evropian (BE). Me këtë deklaratë e cila do të dërgohet edhe në Kuvend do t’i kërkohet BE’së qv të miratohet liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Ne deputetët e Kuvendit të Kosovës, të përkushtuar në integrimin e vendin në Bashkimit Evropian, përmes fuqizimit të demokracisë, sundimit të ligjit, lirive dhe të drejtave të njeriut, të përkushtuar për fqinjësi të mirë, stabilitet, paqe dhe bashkëpunim të mirë me Malin e Zi dhe me të gjitha vendet fqinje.

Pavarësisht dallimeve që kanë mbi natyrën e shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, koalicioni qeverisës dhe opozita qëndrojnë të bashkuar me qëllimin që ky proces të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur.
Duke marr për bazë këtë konsensus parimor, ne si përfaqësues të popullit kërkojmë mirëkuptimin e vendeve anëtare të BE-së që qytetarëve të Kosovës tu njihet e drejta e lëvizjes së lirë në Zonën Shengen.

Ju njoftojmë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuar që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.” thuhet në draft.