Pompeo: SHBA zbutin qëndrimin për vendbanimet hebraike

18.11.2019 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pompeo: SHBA zbutin qëndrimin për vendbanimet hebraike

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo njoftoi të hënën se SHBA po e zbutin qëndrimin e tyre për vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, një tjetër hap i administratës Trump që dobëson pretendimin palestinez për shtetësinë.

Zoti Pompeo hodhi poshtë një opinion juridik të Departamentit të Shtetit të vitit 1978, sipas të cilit vendbanimet civile në territoret e pushtuara janë ”në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.” Ky hap i zemëroi palestinezët dhe i vë tani Shtetet e Bashkuara kundër vendeve të tjera që punojnë për t’i dhënë fund konfliktit.

Administrata Trump e shikon këtë opinion, që është baza për kundërshtimin e hershëm të Shteteve të Bashkuara ndaj zgjerimit të vendbanimeve, si një shpërqendrim dhe thotë se çdo pyetje ligjore mbi këtë çështje duhet të zgjidhet nga gjykatat izraelite, tha sekretari Pompeo.

“Duke e quajtur ngritjen e vendbanimeve civile si diçka në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, kjo nuk e ka çuar përpara çështjen e paqes,” tha zoti Pompeo. “E vërteta e ashpër është se kurrë nuk do të ketë një zgjidhje gjyqësore të konfliktit, dhe argumentet se kush ka të drejtë dhe kush jo, si çështje e së drejtës ndërkombëtare, nuk do të sjellin paqe,” tha ai.

Hapat e SHBA që kanë dobësuar përpjekjet palestineze për të arritur shtetësinë, kanë përfshirë gjithashtu vendimin e Presidentit Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, lëvizjen e Ambasadës amerikane në Jeruzalem dhe mbylljen e zyrës diplomatike palestineze në Uashington.

Zëdhënësi i Presidentit Palestinez Mahmoud Abbas, Nabil Abu Rdeneh, e dënoi njoftimin e zotit Pompeo dhe tha se vendbanimet hebraike janë të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. “Administrata e SHBA ka humbur besueshmërinë për të luajtur ndonjë rol të ardhshëm në procesin e paqes,” tha ai.

Edhe pse vendimi është më tepër simbolik, ai mund të shërbejë si një mbështetje për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili po lufton për mbijetesë politike pasi nuk ishte në gjendje të formonte një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve të fundit.

Për më tepër, kjo mund t’i shkaktojë probleme të mëtejshme planit të premtuar të administratës, i cili nuk ka gjasa të grumbullojë shumë mbështetje ndërkombëtare me miratimin e një politike në kundërshtim me konsensusin global. /VoA

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Krasniqi: S’është demokraci lidhja e koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së

Krasniqi: S’është demokraci lidhja e koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së

Thahet ujëvara Victoria, ndodh për herë të parë në histori

Thahet ujëvara Victoria, ndodh për herë të parë në histori

Shqiptarja në Angli u gjet me fytin e prerë

Shqiptarja në Angli u gjet me fytin e prerë

Musliu: Për sistemin e drejtësisë problem janë “Lumezat”

Musliu: Për sistemin e drejtësisë problem janë “Lumezat”

Tensionohet situata në Serbi, protestuesit anti-Vuçiq, tentojnë të hyjnë brenda në parlament

Tensionohet situata në Serbi, protestuesit anti-Vuçiq, tentojnë të hyjnë brenda në parlament

Sizmiologu Shyqyri Aliaj: Qetësohuni shqipëtarë, tërmet i këtyre përmasave do një shekull të përsëritet

Sizmiologu Shyqyri Aliaj: Qetësohuni shqipëtarë, tërmet i këtyre përmasave do një shekull të përsëritet

Avokati i Popullit: Në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Paga e dërguam për këtë arsye

Avokati i Popullit: Në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Paga e dërguam për këtë arsye

Analistët: E dhimbshme dhe skandaloze mohimi i masakrës së Reçakut

Analistët: E dhimbshme dhe skandaloze mohimi i masakrës së Reçakut

Avokati Koci: Specialja nuk do të ngritë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve

Avokati Koci: Specialja nuk do të ngritë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve

Shkup: Mungon transparenca gjatë punësimeve në administratë

Shkup: Mungon transparenca gjatë punësimeve në administratë

Është gjetur një person i vdekur në veri të Mitrovicës

Është gjetur një person i vdekur në veri të Mitrovicës

Kroacia anulon pjesëmarrjen në Nobel

Kroacia anulon pjesëmarrjen në Nobel

Për arsye të vjedhjës së 40 mijë eurove arrestohen dy persona në Prishtinë

Për arsye të vjedhjës së 40 mijë eurove arrestohen dy persona në Prishtinë

Në mes të VV’ës dhe LDK’ës,  bisedimet për koalicion “në udhëkryq”

Në mes të VV’ës dhe LDK’ës, bisedimet për koalicion “në udhëkryq”

Merr fund ‘miqësia’ mes Fifit dhe Enedës!

Merr fund ‘miqësia’ mes Fifit dhe Enedës!

Të akuzuarit E.K nuk i bën përshtypje gjykimi ndaj tij, më i rëndësishëm meçi Joshua dhe Ruiz

Të akuzuarit E.K nuk i bën përshtypje gjykimi ndaj tij, më i rëndësishëm meçi Joshua dhe Ruiz