Pompeo: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi forcon stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

20.08.2019 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pompeo: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi forcon stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, do ta forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe komunitetit transatlantik.

Pompeo këto komente i bëri pas një takimi në Nju Jork me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Një takim dreke produktiv me presidentin Vuçiq, rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe pranimit të Serbisë në BE. Normalizimi i raporteve me Kosovën, do të forcojë stabilitetin e Serbisë, të Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik”, ka shkruar pas takimit sekretari Pompeo në Twitter.

Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq tha se gjatë takimit, sekretari Pompeo dëshironte të dëgjonte se çfarë mendon, para së gjithash, Serbia për zgjidhjen e problemit të Kosovës, shkruan REL.

Ai tha se ka kërkuar që “SHBA-ja të ndikojë edhe më fuqishëm te shqiptarët e Kosovës për të hequr taksën ndaj mallrave serbe”.

“Unë i kam kërkuar administratës amerikane që të përpiqet – edhe pse ka bërë deri më tani – të ndikojë më fuqishëm te shqiptarët e Kosovës për të hequr tarifat e vendosura ndaj nesh, një vit më parë, dhe në lidhje me këtë nuk ka dyshim se kemi mbështetjen e SHBA-së, sepse ata, si dhe ne, e konsiderojmë të rëndësishme të vazhdojmë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë tij në Instagram.

Takimi ndërmjet presidentit Vuçiq dhe sekretarit Pompeo bëhet në kohën kur Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për arritjen sa më parë të një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian janë ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, për shkak të tarifës ndaj mallrave serbe të cilën e ka vendosur Qeveria e Kosovës.

Masa, sipas zyrtarëve në Prishtinë, është ndërmarrë për shkak të fushatës kundër shtetësisë së Kosovës, që e kanë zhvilluar zyrtarët serbë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Daut Haradinaj i thotë Rexhep Selimit: Mos hyn fell bre Rexhë

Daut Haradinaj i thotë Rexhep Selimit: Mos hyn fell bre Rexhë

Pompeo: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi forcon stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Pompeo: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi forcon stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vetëvendosje edhe një herë mesazh LDK’së se nuk ia jep kandidatin për kryeministër

Vetëvendosje edhe një herë mesazh LDK’së se nuk ia jep kandidatin për kryeministër

Rexhep Selimi i përgjigjet Ramush Haradinaj që e akuzoi se ka ‘knu’ në Hagë

Rexhep Selimi i përgjigjet Ramush Haradinaj që e akuzoi se ka ‘knu’ në Hagë

Haliti: PDK’ja do mbështesë qeverinë e ardhshme edhe nëse është në opozitë

Haliti: PDK’ja do mbështesë qeverinë e ardhshme edhe nëse është në opozitë

Haradinaj: Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tre motive të shenjta për ne

Haradinaj: Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tre motive të shenjta për ne

A po shpërfillet thirrja e Kuint-it?

A po shpërfillet thirrja e Kuint-it?

Paraburgim ndaj dy personave në Prishtinë për trafikim e shfrytëzim të një të miture

Paraburgim ndaj dy personave në Prishtinë për trafikim e shfrytëzim të një të miture

Privatizimi i Telekomit, në ‘kohë të gabuar’

Privatizimi i Telekomit, në ‘kohë të gabuar’

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për trafikim me njerëz

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për trafikim me njerëz

Mbi 38 mijë persona përfituan nga skema për veteranët

Mbi 38 mijë persona përfituan nga skema për veteranët

Inpektohet rrjeti i ujësjellësit  në disa lagje të  Prishtinës

Inpektohet rrjeti i ujësjellësit në disa lagje të Prishtinës

Abazi tregon arsyen e aderimit në Vetëvendosje

Abazi tregon arsyen e aderimit në Vetëvendosje

Prokurorja Speciale merret në pyetje për rastin “Reketi”

Prokurorja Speciale merret në pyetje për rastin “Reketi”

Meta takon kryetarin e Tuzit

Meta takon kryetarin e Tuzit

Disa persona rrahin kryetarin e Leposaviqit

Disa persona rrahin kryetarin e Leposaviqit