Policia “rrethon” Postën e Kosovës

E publikuar: 10/04/2020 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Posta e Kosovës ka njoftuar se derisa po mbahej mbledhja e Bordit të Përkohshëm menaxhmentin e saj, brenda objektit dhe para hyrjes janë parë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga Posta e Kosovës, është thënë se nuk dihen arsyet e prezencës së policisë në këto hapësira, shkruan lajmi.net.

Ky është njoftimi i Postës:

Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhë policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë.