Policia pengon studentët të ekspozojnë foto masakrash serbe në kishën ilegale në kampus të UP-së

E publikuar: 18/01/2017 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studentë nga “Demokracia Studentore” janë mbledhur në kampusin e Universitetit të Prishtinës, përkatësisht pranë kishës ilegale ortodokse serbe, në një aksion simbolik përmes të cilit kanë ekspozuar fotografi të krimeve të luftës dhe masakrat të cilat i kanë kryer kriminelët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Megjithatë, siç raporton KosovaPressi, studentët janë penguar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë tentuar që të vendosin fotografitë e masakrave në këtë objekt kishtar provokues, të kohës së Millosheviqit.
Aksioni simbolik sipas organizatorëve është inciuar pas provokimeve që po i bënë Serbia në Kosovë dhe priftërinjve që kanë bërë liturgji në Kishën Ortodokse Serbe, e cila gjendet në Kampusin Universitar e ndërtuar me dhunë nga Slobodan Millosheviq.