Policia i largon mediat nga dyert e zyrës së veteranëve

E publikuar: 25/09/2020 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka larguar mediat që po qëndronin para zyrave të organizatës së veteranëve, aty ku për momentin po mbahet një aksion i EULEX’it, raporton Gazeta Express.

Aksioni është duke vazhduar edhe më tutje, derisa, nuk dihet nëse dikush është arrestuar.
Veteranët kanë bërë të ditur se në katin e tretë janë disa persona që po mbahen nga EULEX’i.