Policia e Zelandës së Re jep detaje për sulmin në xhami

E publikuar: 15/03/2019 09:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari i lartë policor në Zelandën e Re, Mike Bush ka dhënë detaje në lidhje me sulmin terrorist në xhami.

Zyrtari i lartë policor në Zelandën e Re, Mike Bush ka deklaruar se sulmi i sotëm në xhami ishte “shuë mirë i përgatitur” dhe theksoi se xhamitë e tjera në vend duhet të qëndrojnë nën përkujdesje të policisë, për momentin.

I pyetur nëse sulmuesit nuk ishin në listën e të kërkuarve të Zelandës së Re, Bush tha se katër personat e arrestuar nuk ishin të kërkuar, raporton “CNN”.

Së paku një prej sulmuesve tashmë është konfirmuar se është shtetas australian. Bush lavdëroi punën e zyrtarëve policorë të cilët shkuan “përtej” detyrave të tyre për t’u dalë në mbrojtje të rrezikuarve nga sulmi.