Policia arreston tre persona nga skuadra e Khabib pas sulmit ndaj McGregorit

E publikuar: 07/10/2018 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menjëherë pas përleshjes mes skuadrës së Khabib Nurmagomedov dhe asaj të Conor McGregor, në veçanti me irlandezin, kanë ardhur arrestimet e para.

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar se tashmë janë arrestuar tre persona nga skuadra e Khabib.

Ata tashmë janë dërguar në një nga stacionet policore të afërta me T-Mobile Arena në Las Vegas.

Pasi të shikohen kamerat e sigurisë në detaje pritet të ketë gjoba, dëbime për skuadrën e Khabib, por edhe nuk përjashtohet mundësia që rusi të suspendohet nga UFC për një kohë.

Conor McGregor i shoqëruar nga sigurimi, policia dhe skuadra e tij pas përfundimit të duelit me Khabib Nurmagomedov në T-Mobile Arena në Las Vegas, Nevada (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Vlen të theksohet se Nurmagomedov fitoi në rundin e katër dhe kështu mbrojti titullin e tij për pesha të lehta në UFC.

Të gjithë janë tani në pritje të konferencës për media pasi deri më tani asnjëra skuadër nuk ka folur rreth incidentit.

Një gjë është e sigurt, pas gjithë kësaj tifozët duan një tjetër përballje, por për këtë është herët të flitet. /Telegrafi/