Policia arreston një person të dyshuar në Prizren

E publikuar: 14/12/2018 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës të premten ka realizuar një bastisje në një shtëpi banimi, në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, me ç’rast ka arrestuar një person të dyshuar, me inicialet B.S.

Gjatë këtij aksioni Policia ka zbatuar urdhrin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake.

Në këtë shtëpi është gjetur:

Një revole me numër serik 28354;

Një karikator;

54 fishekë dhe dy jelekë antiplumbë, njofton Policia e Kosovës në Prizren përcjellë Klan Kosova.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore të Prizenit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor.