Pogba reagon në rrjetet sociale pasi Guardiola tha se ai iu ofrua Cityt nga Raiola

E publikuar: 07/04/2018 07:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paul Pogba ka reaguar për fjalët e Pep Guardiolas se Mino Raiola ia ka ofruar atë Manchester Cityt në janar. 

Një ditë para derbit të Manchesterit, Guardiola ka dhënë një deklaratë që ka tronditur mediat, duke thënë se agjenti Raiola, ia ka ofruar lojtarin e tij klubit që ai e drejton.

Pogba ka përjetuar një sezon të keq në Manchester United, pasie dhe trajtim i tij nga Jose Mourinho nuk ka qenë i mirë.

Lajmi se Pogba ka mundur të përfundojë te City e ka befasuar lojtarin i cili ka reaguar në rrjetet sociale.

“Çfarë thua?” dhe një vesh i shoqëruar me fjalët ishte reagimi i Pogbas.

Pogba nënshkroi për United nga Juventusi në gusht të vitit 2016 për 105 milionë euro.

Guardiola pretendon se i është ofruar Pogba, si dhe ish-bashkëlojtari i tij Henrikh Mkhitarya, nga Raiola, por sipas tij francezi ishte tepër i shtrenjtë.

Pogba pritet të luajë në mesfushë për United të shtunën. /Telegrafi/