Pogba: Më pëlqen presioni për ndeshjen e madhe ndaj Chelseat

E publikuar: 19/10/2018 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paul Pogba thotë se i pëlqen shumë ndeshja e madhe që e ka ndaj Chelseat teksa përgatitet që të përballet me lojtarin që ai e vlerëson si më të mirin në Ligën Premier, Eden Hazard.

United ka pasur kohë të vështirë para pushimit të kombëtareve, duke fituar në formë dramatike ndaj Newcastle.

United me këtë rast kaloi katër ndeshje pa fitore dhe përkundër presionit të madh, Pogbas i pëlqen shumë presioni.

“Për mua, këto ndeshje janë më të mira. Luani ndaj më të mirëve, luani ndaj një klubi të madh, është një storie e madhe. Jam pjesë e futbollit që të luaj në këto ndeshje të mëdha me shumë presion. Kjo është arsyeja pse e luaj këtë sport”.

“Ju mund të shihni këtë sezon Chelsean me shumë posedim. Natyrisht, ata po fitojnë, kanë karakter të madh me lojtarin Eden Hazard”.

“Ata thonë se ai është në zjarr, por në këtë moment mendoj se është lojtari më i mirë në kampionat”.

“Ndeshja do të jetë shumë e vështirë, ne po luajmë në udhëtim. Është Chelsea ndaj Unitedit, kshtu që është ndeshje e madhe”, deklaroi Pogba.

/Telegrafi/